Rreth Nesh

Shoqeria “F.Z.Construction” eshte themeluar si shoqeri me pergjegjesi te kufizuar ne Tirane, dhe operon ne fushen e ndertimit, e fokusuar ne tre drejtime kryesore: 1) Godina banimi dhe sherbimesh, 2) Kompleks Vilash , 3) InfrasDCIM100MEDIADJI_0138.JPGtrukture.

Aktiviteti  dhe politikat e shoqerise jane te bazuara ne:

  • Staf te kualifikuar;
  • Aplikimi i teknologjive bashkekohore dhe materialeve te cilesise se larte ;
  • Bashkepunimi me partnere te konsoliduar
  • Bashkepunim i ngushte me klientet me qellim realizimin e cdo kerkese te tyre.

Veprimtaria e shoqerise eshte lokalizuar kryesisht ne Komunen Farke, ne pjesen jug-lindore  te qytetit te Tiranes, ne nje nga zonat me ne zhvillim dhe me te preferuara  te  qytetit.

Kompleksi rezidencial i Vilave “White Houses”, qe shoqeria ka ndertuar ne Lunder, prane Qendres Tregtare “TEG”, eshte konceptuar ne menyre te tille qe te ofroje gjithcka per klientet e saj: qetesine, komoditetin, relaksin, sigurine dhe ajrin e paster. Rendesi e vecante i eshte kushtuar hapesirave te gjelberta, pishines dhe kendeve te lojrave dedikuar femijeve per te shijuar qendrimin dhe argetimin e tyre.

Nje projekt I suksesshem ne zbatim eshte edhe ndertimi i  nje kompleksi godinash banimit dhe sherbimi  te pozicionuara ne nje nga kodrat me te bukura prane Liqenit te Thate, ne afersi te  Liqenit  Artificial te Tiranes, vetem 5 minuta larg qendres se qytetit.

Fale studimit ubanistik te zbatuar , kjo zone eshte tashme nje nga zonat me te vecanta dhe me te kerkuara  ne Tirane, per shkak te pozicionit, lehtesirave dhe komoditetit te ofrohet.

Kompleksi ne ndertim eshte nje nderthurje perfekte ndermjet teknologjive moderne, arkitektures se vecante dhe hapesirave te gjelberta.

Per, Ne, klientet jane si nje familje e madhe. Kerkesat dhe deshirat e tyre jane obligim dhe kenaqesi njekohesisht.  Tek ne mund te gjeni shtepine e endrrave tuaja si dhe nje partner te besueshem. Ne bashkepunim te ngushte me stafin tone, Ju mund te beni zgjedhjen e duhur ne nje kohe te shkurter  dhe me kosto optimale.